Derbi i femrave u mbyll pa fitues, kapitenja e Kosovës thyen këmbën

Derbi në Superligën e femrave, mes Feronikelit dhe Mitrovicës, është mbyllur pa fitues, 0:0.

Pavarësisht rezultatit të tillë, Mitrovica pritet që edhe matematikisht të shpallet kampione.

E veçanta e derbi ishte lëndimi i kapitenes së Kosovës, Edon Kryeziu, shkruan Gazeta Olle.

Sipas skuadrës së Mitrovicës, vendaset aplikuan lojë të ashpër për çka erdhi edhe tek lëndimi.

Renditjes i prinë Mitrovica me 61 pikë, e ndjekur nga Feronikeli me 55.