Derbi Flamurtari – Prishtina po afrohet, atë bën të ‘nxehtë’ një ish i Prishtinës dhe një ‘Plis’, tashmë pjesë e Flamurtarit

Prishtina dhe Flamurtari e nisën me humbje edicionin e ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll, transmeton Gazetaolle.com.

Prishtina pësoi nga Drita me shifrat 1:0 derisa Flamurtari humbi në udhëtim nga Trepça ’89 me shifrat 3:1.

Këto dy skuadra e sfidojnë njëra-tjetrën në ndeshjen e dytë që konsiderohet si derbi i kryeqytetit. Ky takim luhet të shtunën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Sulmuesi Dren Gashi i Flamurtarit vlerëson se do të jetë një ndeshje e fortë.

Ai në të kaluerën ka luajtur për Prishtinën derisa është njohur edhe si një nga tifozët më të flaktë të këtij ekipi pasi që ka qenë ‘Plis’. “Kjo do të jetë një ndeshje shumë e nxhtë dhe mund të them se tre pikët do ti arkëtojë Flamurtari. Stadiumi ynë do të jetë shumë i nxehtë për cdo ekip dhe askush nuk do ta ketë të lehtë. E njejta gjë mund të thuhet edhe për Prishtinën edhe pse ka bërë përforëcime të shumta”, ka thënë Dren Gashi për Gazetaolle.com.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 16:30. /Gazetaolle.com

Fotografia e Dren Gashi