Derbi Drita – Gjilani edhe jashtë fushës, të dyja luftojnë për sulmuesin e njohur

Kastriot Rexha është objektiv i skuadrës së Dritës dhe Gjilanit, skuadrave të të njëjtit qytet, që në derbi dhurojnë spektakël në çdo përballje.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë në sezonin 2012-2013, autor i pesë golave me kuqeblutë, e ka pranuar vetë se këto dy ekipe e duan në një intervistë të dhënë në emisionin “Sporti në KTV”.

rexha 4545

Veç tyre, ai ka biseduar edhe me Vëllaznimin e Feronikelin, por skuadrat e qytetit të Gjilanit po këmbëngulin më së shumti.

rexhaa

Sezonin e fundit Rexha është aktivizuar te Besa e Pejës.

Ai kishte pësuar një lëndim që e kishte lënë për shumë kohë jashtë fushave.

rexha