Depay fluturon drejt rivalit të Manchester Unitedit

Nuk do të jetë e ardhmja e talentit të PSV-s, Memphis Depay në Manchester United. Kështu shkruan ‘Daily Mirror’ të premten mbrëma, sipas së cilës Depay ka udhëtuar me aeroplan privat për të zhvilluar bisedime me Liverpoolin.

“Ylli holandez ka aterruar të enjten në aeroportin e Manchesterit me këshilltarët e tij, Ploegsma dhe Vos. Mirror mëson se ishin zyrtarët e Liverpoolit, MD Ian Ayer që e takuan ekspeditë e yllit holandez në hotelin e aeroportit”, shkruan ‘Daily Mirror’.

21-vjeçari flitet se ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin. (Gazeta Olle)