Dënohet Tahir Batatina

Komisioni Disiplinor  i shkallës së pare, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 29.04.2016, (ditë e martë ora 14,00), shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit , dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , për të njejtat conform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto vendime.

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, është dënuar për shkaka të dhënjes të deklaratave  të pa matura, të pa argumentuara dhe ofenduese para mediave elektronike dhe atyre të shkruara si dhe  hyrja me dhunë në lokalet ku përpilohej protokolli zyrtar i ndeshjes  ku përdori sharje dhe akuza të rënda  drejtuar  gjyqtarëve dhe  vëzhguesit të takimit), në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF LLAPI – KF TREPÇA 89  e zhvilluar në Merdarë të Podujeves me datë 23.04.2016, (materiali shtesë).

DENOHET ;

Me të holla në shumë prej ; 250  EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.