Dënohet Eremenko

Ylli finlandez, Roman Eremenko, është dënuar me dy vjet moslojë në futbollin aktiv. Ky dënim ka ardhur pasi që futbollisti i CKSA Moskës, ka dalur pozitiv në testin e anti-dopingut, pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Bayer Leverkusenit me 14 shtator, ku kishte shënuar një gol.

Te Eremenko janë gjetur gjrumë të kokainës në mostrën e futbollistit.

“Kontrolli i UEFA-s, Etika dhe Trupi Disiplinor (CEDB) ka njoftuar vendimin e saj në lidhje me lojtarin Roman Eremenko. Lojtari finlandez është pezulluar për dy vjet nga të gjitha garat, pas rezultatit pozitiv të testit të dopingut në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Bayer Leverkusenit dhe CSKA Moskës, e cila është luajtur më 14 shtator 2016 ne Gjermani”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.