Dënohet Barcelona

UEFA do ta ndëshkojë Barcelonën, por jo me më tepër se 50 mijë euro gjobë për shkak të sjelljes së tifozëve në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Barcelona do të ndëshkohet nga UEFA në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve.

Në duelin kundër Juventusit në Berlin – ballafaqim i fituar nga katalanët me rezultat 3:1 – tifozët e Barcelonës shpalosën flamuj të Katalonisë dhe brohoritjen thirrje në mbështetje të saj.

Ato janë të konsideruara si të palejuara nga Federata Evropiane e Futbollit. Andaj, kjo do t’i kushtojë Barcelonës me gjobë, transmeton lajmi.net.

Por, sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo” ajo do të jetë më e vogël se 50 mijë euro.