Dënohet Barcelona për rastin me Griezmann, por dënimi i shqiptuar është mjaft qesharak

Barcelona është dënuar me një gjobë prej 300 eurosh nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll për shkak të transferimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Grizmann, transmeton zeri.

Atletico pretendon që Barcelona kishte arritur marrëveshje me francezin kur klauzola e këtij të fundit ishte 200 milionë euro.

Griezmann e kompletoi transferimin e tij te Barça në korrik për 120 milionë euro, për shkak se në atë kohë klauzola e lirimit të tij ishte zvogëluar.

Barcelona është dënuar të enjten nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjolle, me klubin katalonjas që duhet të paguajë 300 euro gjobë për shkak të thyerjes së rregullave.

Zyrtare: Barcelona dënohet për shkak të transferimit të Grizmannit, kjo është shuma që duhet të paguajë