Dënim drastik pas dhunimit të Oto John me shokë

Klubi i Kastriotit, pas rasteve të dhunës para ndeshjes me Skënderbeun, u dënua me 2 ndeshje për të luajtur në fushë asnjëanëse, dhe me 50 mijë lekë gjobë.

Ndërkohë, që stadiumi “Redi Maloku”, do i kalojë sërish për inspektim, Komisionit të Licencimit, për të parë nëse përmbushen ose jo kriteret.

Por, tension pati edhe gjatë 90 minutave të ndeshjes, ku drejtori i krutanëve, Gazment Vogli, filloi në minutën e 80-të, të protestonte ashpër tek gjyqtari i katërt dhe tek delegati i ndeshjes, në lidhje me vendimet e arbitrit në fushë.

Komisioni i Disiplinës ndërkohë, nuk e ka lënë këtë rast pa shpëtuar, dhe drejtorin e Kastriotit, e ka dënuar me plot 8 ndeshje pezullim nga aktivitetet e FSHF, duke i ndaluar qëndrimin në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës.