Demarku: Serie A është një ëndërr

Kastriot Demarku është pjesë e Empolit. Qendërmbrojtësi u tranferua nga Melfi, ekip i ligës së tretë, gjatë verës. 23-vjeçari i cili ka luajtur edhe një takim me Kombëtaren shqiptare U-21 në vitin 2013, ka folur për mediat italiane.

“Është emocionuese për mua. Një mundësi e madhe për mua që jam te Empoli, pasi është një atmosferë ndryshe nga ‘Lega Pro’. Unë përpiqem që të përmirësohem dhe shpresoj që të luaj këtë sezon. Të luash në Serinë A është ëndrra e gjithkujt qëkur është fëmijë”, ka deklaruar Kastriot Demarku për mediat italiane.

Demarku i lindur nga prindër kosovarë i bashkohet Elseid Hysajt te Empoli. Ai shton kështu numrin e lojtarëve shqiptarë në kampionatin kryesor në Itali. (sportal.al).