Deklarata emocionuese e Salihut pas kthimit në Kosovë

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu, ka mbërritur në Prishtinë ku e ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Ai u shpreh falënderues ndaj Zotit dhe gjithë atyre që e ndihmuan të shërohet.

“Së pari falënderoj Zotin që është numër një, pastaj familjen, shokët e mi dhe populli im që ka bërë çmos për mua, që kurrë nuk kam mi harru, e kam ditur që më do populli, dhe këtë e pash edhe në aeroport. Me të vërtet jam shumë i kënaqur që ky popull më do, dhe i dëshiroj shumë të mira”, deklaroi Salihu.