Deklarata e Zinedine Zidanes pasi e ‘turpëroi’ Atleticon

Real Madridi e ka fituar derbin e qytetit ndaj rivalëve të Atletico Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka arritur të mposht në udhëtim Atleticon Madridin 0:3, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

Trajneri Diego Simeone e vlerësoi lart këtë takim. “Kemi bërë një ndeshje të madhe, nga fillimi deri në fund”, tha fillimisht Zidane. “Jam i lumtur për këtë fitore, pasi jo shumë ekipi fitojnë në këtë stadium”.

“Cristiano u kujdes për golat, derisa Isco bëri paraqitje fantastike, sidomos në pjesën e parë”, shtoi ai.

“A do ta shohim tani e tutje Ronaldon si një 9? Jo, definitivisht jo. Sot luajti në atë pozicion, por të shohim. Ai u ndje mirë aty, por kjo ishte vetëm një ndeshje. Sidoqoftë do të shohim në ndeshjet e radhës”, përfundoi Zizu.