Deklarata e Tahir Batatinës që e ‘mallkoi’ Llapin

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina njihet si trajner i deklaratave të mëdha, por që në kohën e fundit kanë filluar t’i hakmerren.

Shumë shpesh ankohet në gjykim, dhe kur fiton meritat më shumë i merr për vete se sa ia dedikon futbollistëve.

Por deklarata e ti që nga shumë kush u konsiderua si skandaloze ishte ajo në drejtim të trajnerëve shqiptarë që vijnë nga Shqipëria.

“Trajnerët e Kosovës që janë papunë, ju rrini të gatshëm se shumë shpejt kanë me u lirua pozitat për ju sepse ju jeni më të mirë. Ata që ju vërsulen Superligës shumë shpejt kanë me u rikthye përmes autobanit”.

tahir batatina

“Kanë menduar se janë superior dhe munden ta bëjnë diferencën kundër nesh, por jo, ne jemi më të përgatitur se ju dhe shumë shpejt ju riktheheni mbrapa sepse ne kemi kuadër të mira të trajnerë në Kosovë”.

“Mos i nënvlerësoni trajnerët kosovar sepse kanë vizion më të mirë dhe janë ata që japin më shumë se ata që vinë për të bërë emër dhe karrierë tek ne, por kanë gabuar shumë sepse nuk kanë pyetur se kush qëndron përball tyre!!!!”, shkruan Batatina.

tahir batatina

Batatina këtë deklarata e kishte bërë pasi kishte fituar ndaj Trepçës ’89, ku edhe  eliminoi nga Kupa, Gugash Maganin.

Por pas kësaj ndeshje ai vetëm ka pësuar humbje.

Mirel Josa e mposhti dy herë, si për pikë ashtu edhe për kampionat.

Pastaj humbi dy herë në shtëpi nga rivalët kryesorë si Drita dhe Liria e Blendi Shkëmbit. /Gazeta Olle/

tahir batatina