Deklarata e fundit dhe më emocionuesja e Bunjakut si trajner i Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka dhënë deklaratat e fundit si trajner i Kosovës.

Ai tha se ndihet shumë krenar që pati rastin ta drejtojë Kosovën, duke me folur me emocione.

“Erdhën në Islandë dhe për asnjë sekondë nuk u dorëzuam. Islanda me meritë ishte e para dhe me meritë shkoi në botëror. Nuk kam fjalë ta përshkruajë emocionet që kam drejtuar Kosovën. Jam shumë krenar që i drejtova këta djem”, tha ai për SSK, raporton Gazeta Olle.

“Përvoja ishte mangësia më e madhe që patëm, koha e shkurtër për të punuar së bashku. Jemi shumë falënderues që na u dha mundësia të kyqemi në këto kualifikuese.

Pasardhësi po i lë një ekip të mirë, e ka një rrugë më të lehtë”.

Ai folie edhe për ndeshjen.

“E kemi ditur që janë një Kombëtare mjaft mirë e organizuar, shumë e vështirë për t’iu gjetur hapësira. Kemi bërë parapërgatitjet por pavarësisht kësaj e kemi ditur që sdo të ketë shumë raste. Përvoja e tyre tregoi se ashtu si na penalizoi në Shkodër”.

Kosova u mund 2:0 nga Islanda.

rrahmaniii nuhiu