Dedikim i Emin Bajramit është shumë emocionues (FOTO)

Hajvalia (ekipi i femrave) e ka regjistruar edhe një tjetër sukses të madh në futbollin kosovar, përcjellë Gazetaolle.com.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Emin Bajrami e ka ngritur në qiell trofeun e titullit të kampionit për këtë edicion, ditë më parë.

Hajvalia sikurse në edicionin e kaluar, edhe në këtë vit do të marrë pjesë në fazat preliminare të Ligës së Kampionëve.

ee

Trajneri Emin Bajrami ka shpërthyer në rrjetin social Facebook pas këtij suksesi duke ia dedikuar titullin dhe Kupën e Kosovës tifozit më të flaktë të Hajvalisë i cili ka ndërruar jetë, Murat Vitia. “Titullin e Kampionit dhe Kupën e Republikës së Kosovës, ia dedikoj të ndjerit, ish- tifozit më të flaktë të KF Hajvalisë, Murat Vitia. Të qoftë i lehtë dheu Murat”, shkruan Bajrami në Facebook. /Gazetaolle.com

Image may contain: 1 person, outdoor hajvalia femnat hajvalia4