Debutuesi i Series A, stadiumin më të vogël se disa klube të Superligës

Carpi e ka bërë sensacionin më të madh në Serie B, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me 80 pikë për t’u inkuadruar në elitën e futbollit italian.

Por, cila është historia më interesante këtu? Padyshim stadiumi i Carpit, “Sandro Cabassi”. Zyrtarisht ky stadium numëron 4144 ulëse, që lë të kuptohet se është më i vogël se stadiumet e disa skuadrave të Superligës së Kosovës.

Sa i përket historisë, Carpi është themeluar në vitin 1909, derisa ngjyrat tradicionale të klubit i ka bardh e kuq. /Gazeta Olle

Carpi-82