Debutuesi i Kosovës lëndoi yllin e Baselit dhe Zvicrës

 Alban Pnishi është njëri nga dy lojtarët që do të debutojnë me Përfaqësuesen e Kosovës, në miqësoren e së premtes me Shqipërinë.

Mbrojtësi i Grasshopersit, po kritikohet për lojën e tij të ashpër të bërë të dielën në derbin e fituar 3:2 si mysafir i Baselit.

Pnishi ka lënduar në minutat shtesë sulmuesin e talentuar të Baselit, Breel Embolo, i cili pritet të mungojë për disa javë. Ai madje do t’i mungojëe dhe Zvicrës për miqësoret e nëntorit.

“Një lëndim i yllit të Baselit bëri i marrë nga mbrojtësi i Grasshopersit, bëri që ai t’i mungojë përzgjedhësit të Zvicrës Vladimir Petkoviç”, shkruan Blick,ch, përcjell GazetaOlle.com.

Pikërisht Emboli ia ka zënë vendin Shkëlzen Gashit tek Baseli, dhe lëndimi i tij pritet ta rikthej sërish sulmuesin e Kombëtares në formacionin e parë.

Edhe gjyqtari i ndeshjes kishte deklaruar se ka gabuar që nuk ka akorduar penallti për Baselin, pas ndërhyrjes së Pnishit. /Olle/