Debuton Mavraj, kjo është deklarata pas ndeshjes

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, debuton te Hamburgu. Mavraj ka qenë në fushë në ndeshjen miqësore që ekipi gjerman zhvilloi me Al Nasr.

Mavraj tregoi një formë mjaft të mirë edhe te skuadra e re, duke lënë të kuptohet se investimi për të ka qenë i goditur. Ndërkohë vetë lojtari i Kombëtares kuqezi pas ndeshjes u shpreh i entuziazmuar. “Hamburgu është klub i madh. Më vjen mirë që bëmë një paraqitje pozitive, pasi çdo ndeshje është e vlefshme. Gjithsesi, mendoj që kemi ende disa gjëra për të përmirësuar dhe na duhet të punojmë që të eliminojmë çdo defekt”, deklaroi futbollisti i lindur në Istog.