Debutojnë nesër

Pas pranimit nga FIFA të treshes së gjyqtarëve dhe testet teorike dhe fizike të kryera me mjaft sukses nga ana e gjyqtarit kryesor Genc Nuza para disa dite në selinë e UEFA-s, sot Genci bashkë me dy ndihmësit e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të prirë nga kryetari i Komisionit për Gjyqtarë Përparim Hasani, u nisën për Turqi.

Treshja e gjyqtarëve të futbollit të Kosovës do ta drejtojnë ndeshjen miqësore Turqi – Moldavi që do të zhvillohet nesër në Eskisheher nga ora 19.15 sipas kohës lokale.

Të kujtojmë se kjo treshje pak javë më parë kanë drejtuar edhe një ndeshje në Superligën e Maltës.

Ky do të jetë debutimi historik i treshes sonë të gjyqtarëve që po nisin një  epokë të re.