Debutoj në ‘Sukru Saracoglu’, Vedat Muriqi vjen me fjalë të mëdha për tifozët e Fernerbahces

Sulmuesi nga Prizrenit, Vedat Muriqi ka luajtur dje ndeshjen e parë para tifozëve të Fenerbahces.

Muriqi i cili këtë afat kalimtar kaloi nga Rizespor te Fenerbahces po vlerësohet si njëri nga top sulmuesit e skuadrës turke, shkruan GazetaOlle.

Pas debutimit në stadiumin ku tashmë do t’i luajë ndeshjet si vendas, Muriqi ka komentuar ndeshjen në rrjetet sociale.

“Unë nuk mund ta përshkruaj emocionet e ndeshjes së parë përballë tifozëve tanë. Do të luftojmë deri në pikën e fundit për ta bërë më të mirë. Është koha e unitetit. Na pret sezon i gjatë, por ne do të jemi kampionë”, ka shkruar Muriqi në Twiter.

Fenerbahce do ta ketë ndeshjen e parë me 19 gusht ku do të ndeshet me Gazientepen.