Debutoi në moshën 33-vjeçare, portieri i West Hamit shpërthen në lotë pas ndeshjes me Chelsean

Debuton në moshën 33-vjeçare, mbanë portën e paprekur dhe skuadra e tij fiton derbin lokal ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

Ishte një ditë speciale për portierin e West Hamit, David Martin, përcjellë Gazeta Olle.

Ai bëri sot paraqitjen e parë për skuadrën e parë të klubit të zemrës.

Martin mbajti portën e paprekur ndaj Chelseat, pasi që skuadra e tij fitoi 1:0.

Pas përfundimit të ndeshjes, Martin u shtri në tokë duke qarë.

Sigurisht bashklojtarët erdhën për ta mbështetur dhe për ta uruar për paraqitjen fantastike që bëri në fushë.

Pas ndeshjes, Martin shkoi në tribuna për të përqafuar babain e tij. Skena fantastike që di t’i sjellë Premierliga angleze! /Gazeta Olle/