De Rossi tregon të vërtetën e ndeshjes me Suedinë

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka folur në lidhje me eliminimin e Italisë nga Suedia, në ‘play off’-in për Kampionatin Botëror, duke mohuar atë që është thënë në media, kinse De Rossi nuk ka dashur të hyjë në lojë.

“Ka shumë gjëra për të thënë për atë lojë, kam dëgjuar se nuk kam pranuar të hyj në fushë, por nuk ka ndodhur kurrë”, shkruan tuttomercatoweb, përcjell Gazeta Olle.

Image result for de rossi vs ventura

“Nuk ishte një grindje, ishte një shkëmbim shakaje, si shumë herë në futboll. Nuk ishte një grindje, por kishte shumë tension dhe nervozizëm. Ne ishim të bindur se mund ta fitonim ndeshjen, por e dinim se do të ishte e vështirë”.

Image result for de rossi vs ventura

“Çështjet brenda zhveshtoreve nuk më pëlqen t’i zbulojë, duhet të mbesin aty. Sikurse Ventura, ashtu dhe ne ishim në një moment të vështirë, por unë duhet të përqëndrohem në fushë, mund të kisha bërë më mirë dhe fjalimi është i vlefshëm për të gjithë nga skuadra deri te trajneri”, ka thënë në fund De Rossi. /Gazeta Olle/

Image result for de rossi vs ventura