De Rossi një legjendë, e përshëndesin edhe ultrasët e Lazios dhe Juventusit

Ashtu si para dy vitesh me Françesko Totin, historia është përsëritur me Daniele De Rosin.

Cruva Nord, tifozeria ultras e Lacios e vendosur në tribunën veriore të stadiumit “Olimpico”, e ka përshëndetur rivalin historik të Romës me një parullë gjigante, pas lajmit se Roma nuk do t’ia rinovojë kontratën kapitenit të vet.

Tifozët lacialë kanë shpalosur një parullë gjigante në ndeshjen kundër Bolonjës: “Curva Nord përshëndet De Rosin, krenar dhe armik i pamëshirshëm në fushë”.

Edhe para dy vitesh, më 21 maj 2017, Curva Nord i kushtonte një parullë Françesko Totit, i cili po tërhiqej nga futbolli i luajtur: “Armiqtë e përjetshëm përshëndesin Françesko Totin!”.

Para dy ditësh, De Rossin e kanë përshëndetur edhe tifozët e klubit rival të Romës, Juventusit.

Ata e vlerësojnë Danielen së pari si burrë, pastaj si futbollist.