De Ligt pranë Barcelonës

Matthijs De Ligt kapiteni 19 vjeç i Ajax Amsterdamit i cili ka kaluar një sezon fantasatik sivjet është pranë kalimit të Barcelona.

Sipas ” El Mundo Deportivo”, të premtën në Amsterdam, kanë qëndruar drejtuesit e klubit Blaugran ku edhe është arritur një marrëveshje paraprake dhe vetë lojtari është dakord që t’a veshë fanellën e Barcelonës. Kujtojmë se në muajin janar Barcelona kishte nënshkruar edhe me lojtarin tjetër të Ajax Frankie De Jong.