De Jong i thotë “po” rinovimit

Mesfushori holandez Nigel De Jong, i ka gëzuar tifozët e Milanit sepse është shprehur i gatshëm që të qëndrojë në “San Siro”.

Mesfushorit i skadon kontrata në qershor, mirëpo siç shkruan sot “La Gazzetta dello Sport” ai tashmë kërkon që të rinovojë me kuqezinjtë.

Eksperienca dhe stabiliteti i De Jongut në mesfushën kuqezi, kanë bërë që holandezi të konsiderohet i domosdoshëm për sezonin e ri. /Gazeta Olle