De Bruyne: Nuk ka ofertë nga Man City

Kevin De Bruyne ka mohuar lajmet se Manchester City ka ofruar 48 milionë funte për shërbimet e tij.

Mesfushori belg ka ngritur formën e tij qysh prej transferimit te skuadra e Wolfsburg me të cilën arriti ta fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë pak ditë më parë.

”Unë nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Nuk e di që ka pasur ndonjë ofertë për mua”

”Klubet vendosin për atë se çfarë do të ndodhë dhe ne do ta shohim vendimin e Wolfsburg. Nuk jam lojtar i cili thotë se do të qëndroj dhe dy javë më vonë largohet, nuk kam ide çfarë do të ndodhë”, tha belgu.