De Biasi zyrtarisht shtetas shqiptar, Nishani viziton Kombëtaren

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi bëhet zyrtarisht shtetas shqiptar.

Sot, në orën 11:30, nga rezidenca e Kombëtares në Durrës, vetë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ia dorëzojë pasaportën italianit që drejton Kombëtaren kuqezi.

Kreu i shtetit shqiptar e vizitojë Kombëtaren, duke i uruar fitore në prag të ndeshjes me Armeninë.

Pas një takimi të shkurtër me skuadrën dhe drejtuesit e FSHF-së, presidenti e kryeu edhe ceremoninë e rastit, duke i dhënë pasaportën shqiptare De Biasit.