De Biasi tregon arsyen pse nuk i mori Rashicën dhe Gjimshitin në France 2016

Gianni De Biasi ka folur rreth listës së lojtarëve që ka ftuar në evropianin e futbollit France 2016 duke mos lënë anash edhe për lënien jashtë të katër futbollistët.

Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Herolind Shala ishin 4 të sakrifikuarit nga 27 futbollistët që ka pasur në dispozicion trajneri italian.

De Biasi ka pohuar se ishte një vendim i vështirë, por që në fund është dashur të vendos pasi që numri është i limituar.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe i trishtë, por sigurisht që ne duhet të bëjmë disa vlerësime të detajuara për disa lojtarë Ishte një mënyrë e drejtpërdrejt. Ua thashë në sy arsyet kryesore se pse ata nuk do të ishin me grupin në Francë. Reagimi i futbollistëve? Lojtarë e pranuan vendimin sepse ishte një vendim që do të merrej. Ata e dinin se çfarë i priste, dhe janë bërë në bazë të bindjeve të mia se cilët do të ishin më të dobishëm për në Francë”, tha de Biasi.