De Biasi: Kaçe, perfekt për Udinesen

Udineze hidhet në sulm frontal për Ergys Kace. Klubi i presidentit Gianpaolo Pozzo ka hedhur sytë nga konbëtarja shqiptare, ku ka pikasur mesfushorin e Paokut të Selanikut për përfocimin e mesfushës. 22-vjecari i lindur në Korcë mund të bëjë hapin e madhe në karrierë i sponsorizuar edhe nga trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi, i cili në një emision radionfonik është shprehur se Kace është gati për Serinë A, shkruan “Supersport.al”. 

“Është një lojtar me shumë personalitet dhe pavarësisht moshës së re, ka fituar përvojë ndërkombëtare si me klubin e tij ashtu edhe më përfaqësuesen e Shqipërisë. Është lojtar me shumë klas dhe me shumë vizion për moshën që ka, pa harruar saktësinë në goditjet e dënimit. Preferon të luajë më shumë si mesfushor i avancuar. Për mendimin tim, mund të përshtatet shumë mirë në Serinë A me skuadra të tilla si Fiorentina, Sampdoria apo Udinese”, tha De Biasi.

Kartoni i futbollistit kuqezi vlerësohet rreth 2 milionë euro, ndërsa rroga e tij është në sintoni të plotë me parametrat financiarë të Udinezes. Në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në elimninatorët e “Euro 2016″, De Biasi theksoi se dy ndeshjet e shtatorit me Danimarkën dhe Portugalinë janë vendimtare për arritjen e objektivit të kuqezinjve.

“Duhet të falenderojmë futbollistët për gjithcka po bëjnë. Jemi të dytët në grup dhe kemi zhvilluar një ndeshje më pak. Në shtator na presin dy takime shumë të rëndësishme me Danimarkën dhe Portugalinë. Luzitanët do të vijnë në Shqipëri shumë të karikuar pasi i kemi mundur në shtëpinë e tyre”, vazhdoi italiani.

Në Itali qahen për largimit e futbollistëve në kampionatet më të forta europiane, ndërsa futbolli shqiptar po rritet falë lojtarëve që luajnë jashtë dhe punës së De Biasit.

:Cilësia e futbollit shqiptar nuk është në nivelet e kampionateve të tjera. Shqipëria është e re në moshë, vjen nga një periudhë diktatoriale, që ka kushtëzuar rritjen. Prania ime? Në Shqipëri po shihet me sy të mirë, sepse besoj se po e vlerësojnë punën time, pa dyshim edhe për shkak të rezultateve. Luajmë një futboll të bukur dhe japim maksimumin në cdo ndeshje, por duhet të rritemi më shumë”, shtoi ai.