De Biasi: Ja si e binda Conten të luajmë miqësore

Giani de Biasi ka folur për integrimin e ital ianëve në Shqipëri dhe anasjelltas, impaktin dhe rolin që ka pasur ai në krijimin e “urës” mes dy shteteve, impresionet për jetën në Tiranë, por edhe për emocionet e forta të kësaj aventure në uebsajtin “grandain.com”.

Trajneri i Kombëtares kuqezi kujton momentin se si refuzoi fillimisht të drejtonte një ekip përfaqësues, si iu dha mundësia prej një gazetari sportiv dhe bisedën me Konten për të vulosur një miqësore mes dy Kombëtareve brenda pak minutash.  Shqipëria është më pranë Evropës, jo vetëm me politikë, por edhe me futboll…

Është e pamohueshme që në tre vitet e fundit, vendi i shqiponjave i është afruar shumë realizimit të objektivit të shumëpritur nga shqiptarët: hyrja në Evropë, por jo me një rol nënvlerësues. Edhe ne, me Kombëtaren tonë, kemi kontribuar në këtë pjesë, duke pasur një ecuri jashtë çdo parashikimi. Ishim pjesë e një grupi ferri me skuadra si Portugalia, Serbia dhe Danimarka, ndërsa tani kemi marrë rolin e protagonistit në kualifikueset e “Euro 2016″ në Francë. Pas fitores në Portugali dhe barazimit në shtëpi ndaj Danimarkës, erdhi fitorja kundër Armenisë dhe së fundmi fitorja në tavolinë kundër Serbisë, pas disa nivelesh të gjyqësorit. Me pak fjalë, një moment i qartë për vendin e Shqiponjave dhe për raportin që Italia ka me këtë pjesë/PanoramaSport