De Biasi: Ja çfarë do t’i bëjmë Spanjës dhe Italisë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka një grup shumë të vështirë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, por Gianni De Biasi është mjaft optimist.

“Në jetë nuk duhen përjashtuar mundësitë. Në turin tonë do të kemi Spanjën dhe Italinë, por mos të nënvlerësojmë edhe Izraelin – një skuadër e rrezikshme”, deklaroi De Biasi.

“Duhet të përgatitemi mirë dhe të provojmë me të gjithë forcat tona pasi kalon vetëm një skuadër ndërsa vendi i dytë shkon në “play-off”. Ne do të përpiqemi arrimë njërën nga këto të dyja”, shtoi ai.