De Biasi ë ‘luftë’ me këtë trajner për këtë pozitë

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, pak ditë më parë u përfol si një prej kandidatëve që mund të drejtojë përfaqësuesen e Australisë në Botërorin e verës së ardhshme, por duket se për trajnerin italian do të jetë përballë një konkurent shumë i fortë. Emri i tij është Luis Felipe Scolari.

Lajmin si kandidat e ka pohuar vetë trajneri brazilian, nga vendlindja e tij, ku ndodhet për pushime, pas largimit nga Kina, ku drejtonte Gunagzhou Evergrande.

“Po është e vërtetë që jam kontaktuar, emri im është në radarët e tyre”, u shpreh Scolari.

Në këto kushte Gianni de Biasi do t’i ndajë shanset e tij për Botërorin e Rusisë me një emër të madh të futbollit botëror.

De Biasi

de biasi