Drita pret në shtëpi “macen e zezë”, Vushtrria luan sfidën e parë në shtëpi pas kthimit në elitë

Pas tri ndeshjeve në dy ditët e kaluara, e diela sjellë edhe dy sfida të Ipko Superligës.

Skuadra e Dritës pas gabimit ndaj Ferizajt javën e kaluar, zhvillon edhe duelin e dytë në shtëpi, ku kësaj radhe pret Flamurtarin, përcjellë Gazeta Olle.

Kuqezinjtë kanë ditur shpesh herë të dalin triumfues nga Gjilani, hic më larg se në edicionin e kaluar, andaj ekipi bardhekaltër nuk pritet të ketë punë të lehtë.

Ndryshe nga ky ballafaqim, takimi tjetër në “Ferki Aliu” është krejtësisht i paparashikueshëm.

Vushtrria para shikuesve vendës luan ndaj Trepcës ’89, që e nisi edicionin furishëm me fitoren e thellë ndaj Gjilanit.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 17:00 dhe “Olle” do t’ua sjellë më të rejat në kohë reale.

E premtë
17:00 Drenica – Llapi 3:0
(Gjyqtarë: G. Shala, F. Abrashi, V. Kelmendi, A. Halilaj).

E shtunë
17:00 Ballkani – Feronikeli 3:1
(Gjyqtarë: T. Maloku, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, A. Shala)

17:00 Ferizaj – Gjilani 0:3
(Gjyqtarë: V. Kastrati, A. Ejupi, S. Berisha, F. Tahiri)

E diel
17:00 Drita – Flamurtari
(Gjyqtarë: D. Caka, G. Mehmeti, B. Rama)

17:00 Vushtrria – Trepca ’89
(Gjyqtarë: K. Vula, G. Hyseni, E. Bicaj). /Gazeta Olle/