Drilon Musaj i jep fund beqarisë, dasmë për kurorëzimin me Kaltrinën

7 tetori do të mbahet mend gjatë nga Drilon Musaj.

Futbollisti mitrovicas që së fundmi ishte pjesë e kampionëve në fuqi Drita, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me të fejuarën e tij Kaltrinën, shkruan Gazetasheshi.com.

Në dasmën e organizuar nga familja Musaj pos të afërmeve të Drilonit po marrin pjesë edhe disa nga ish-shokët e skuadrës.

Musaj ka braktisur Kosovën këtë verë për tu bashkuar me Kaltrinën në shtetin e Finlandës.

Edicionin e kaluar Musaj ishte njëri nga lojtarët kyç të Dritës, duke i ndihmuar gjilanasve të shpallen kampion vendi pas 15 vitesh.

Drilon-Musaj