Diar Mustafa konfirmon larmtumirën: 89-sh, do të mbetem gjithmonë tifoz i yti

Diar Mustafa largohet nga Trepça ’89. Mesfushori ka konfirmuar për mikrofonin e Tribuna Channel se s’do të jetë më pjesë e skuadrës për edicionin e ri.

Ai nuk ka arritur marrëveshje me kryesinë e klubit dhe është përshëndetur përfundimisht me 89-shin, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Gjithsesi, Mustafa premtoi që do të jetë gjithmonë tifoz i këtij ekipi.

18788393_1391323770906390_348985787_n

“Kemi biseduar me krerët e klubit por nuk kemi arritur marrëveshje për çështjen financiare dhe disa aspekte të tjera. Megjithatë, unë iu uroj suksese dhe do të mbetem gjithmonë tifoz i këtij ekipi”, deklaroi Mustafa për Tribunën.

“Kjo është hera e parë që e fitoj titullin kampion unë e po ashtu edhe skuadra. Ndjenjë shumë e mirë. Mbase ishte titull i papritur, por me punë e angazhim ia dolëm”, shtoi Mustafa.

18763081_1391324350906332_1610242745_n

Sa i përket humbjes nga Feronikeli, Mustafa deklaroi që skuadra nuk ishte e fokusuar 100% në ndeshje.

Sipas tij, 89-shi ishte i përqëndruar më shumë te festa.

“Ishim të fokusuar te festa e jo te ndeshja. Ishte një humbje e pa rëndësishme. Gjithsesi, Feronikeli është një ekip shumë i fortë, por ne u shpallëm kampionë”, u shpreh në fund mesfushori.

18815935_1391323550906412_341493184_n