Drita dhe Gjilani injorojnë lojtarët e qytetit, e pabesueshme çfarë ndodhi në xhiron e parë (FOTO)

Dy klubet e qytetit të Gjilanit, Drita dhe Gjilani, kanë shumë pak futbollistë vendorë në skuadër.

Në fakt, mungesa e lojtarëve të qytetit të Gjilanit në këto dy ekipe prek kulmin këtë sezon, ose thënë më mirë të paktën në xhiron e parë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Në formacionet startuese në ndeshjet e para, Drita dhe Gjilani e patën vetëm nga një futbollist vendor.

“Nderin” gjilanas të Dritës e mbajti Ardian Limani, i cili startoi ndaj Prishtinës.

Madje, ai e ka edhe shiritin e kapitenit të ekipit.

Formacioni i Dritës ndaj Prishtinës: Halimi, Musaj, Limani, Gerbeshi, Leci, Shabani, Krasniqi, Kryeziu, Ismalaj, Shabani, Fazliu.

ardian limani prishtina drita

 

Atë që e bëri Limani për Dritën, te Gjilani e bëri Filonit Shaqiri.

Mesfushori ishte lojtari i vetëm nga qyteti i Gjilanit që startoi ndaj Besës.

Formacioni i Gjilanit ndaj Besës: Kaçiu, Bekteshi, Hyseni, Thaqi, Papuqi, Shaqiri, Z. Mustafa, D. Mustafa, Rusi, Eminhaziri, Karahoda.

Image result for filonit shaqiri