David Haye fiton me nok-aut në raundin e parë

Ish kampioni i botës në kategorinë WBA, David Haye, i është kthyer boksit me fitore.  

Haye e ka nokautuar Mark de Morin pas vetëm 2 minuta e 11 sekondave, përcjell Lajmi.net nga Daily Mail.

Boksieri britanik nuk kishte boksuar tash e tre vite e gjysmë.

Ai e kishte paralajmëruar pensionimin në vitin 2013, për shkak se i ishte rekomanduar të mos boksonte më pas një operacioni në krah.