Dasmë sipas traditave shqiptare (FOTO)

Portieri shqiptar, Samir Ujkani, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me partneren e tij, Efnan Jusufi.

Ceremonia e martesës është zhvilluar në një prej restoranteve luksoze në periferi të Prizrenit.

Familjarë dhe miq të shumtë ishin të pranishëm në dasmën e portierit të Pisas.

Aty nuk munguan as fytyrat publike, disa prej të cilëve kanë postuar fotografi të dasmës në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Nga fotografitë e postuara vërehet se tradita shqiptare ka qenë pjesë e ceremonisë.

Ditë më parë, është spekuluar se shtatzënia e Efnanit ka qenë mes tjerash arsyeja që ka përshpejtuar martesën. /Telegrafi/