Darkë me Rita Orën apo Dua Lipën? Përgjigja e Canës është epike

Kapiteni legjendar Lorik Cana është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij që shpesh herë janë pikante.

I ftuar në emisionin “Sevenbizz” në Kosovë, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, veç të tjerave është ngacmuar duke u pyetur se ke do të zgjidhte për një darkë mes Dua Lipës dhe Rita Orës.

Cana është treguar i kujdesshëm duke dhënë një përgjigje diplomatike, transmeton Gazeta Olle.

“Do të jap një përgjigje prej politikani. Do të ftoja në tryezë Bebe Rexhën, Dua Lipën, Rita Orën, të gjitha artistet e famshme shqiptare. Do të ishim ulur bashkë”, u shpreh Loriku.