Dardanët vijnë me peticion, duan që stadiumi nacional të bartë këtë emër

Një javë më parë është prezantuar projekti për stadiumin nacional të Kosovës.

Ky projekt edhe pse nuk është dhënë ndonjë datë, me shumë gjasë pritet të fillojë shumë shpejt, raporton GazetaOlle.com.

Por tifo-grupi, Dardanët, sot kanë dalur me një njoftim.

Dardanët shkruajnë se në gjitha qytetet e Kosovës do ketë një peticion për t’u nënshkruar që emri i stadiumit nacional të jetë “Dardania Arena”.

Image result for stadiumi nacional i kosoves
Projekti i stadiumint nacional të Kosovës.

Ky është njoftimi i Dardanëve:

Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërohet “Dardania Arena”.

Shpresojmë, që kërkesa jonë të miratohet.