Dardanët publikojnë këngën “Gol, duam-gol”

Dardanët kanë publikuar video-klipin e këngës “Gol, duam-gol”.

Kjo këngë do të jetë zyrtare e ciklit të eliminatorëve për EURO2020, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi: ‘Dardanët’ prezantojnë video-klipin e këngës zyrtare të ciklit të eliminatorëve Euro2020.

Kënga është përpunim i këngës ‘Gol, duam gol’ nga grupi legjendar ‘Lindja’, i përpunuar nga producenti Rinor Ukimeri, këngëtarë: Jehona Lumi & Florent Abrashi, incizuar në Studio RRecords, organizator Emir Krasniqi, Video produksioni: Vsm Films, dhe komuniteti i bateristëve nga e gjithë Kosova.

Falenderojmë të gjithë që ndihmuan dhe kontribuan në krijimin e këtij klipi.