Dardanët nderojnë Vokrrin në sfidën Kosovë-Turqi

Figura e Fadil Vokrrit është nderuar gjatë ndeshjes që po luhet mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21.

Legjenda kosovare ndërroi jetë më 9 qershor të vitit të kaluar, ndërsa të dielën u përkujtua dhe u nderua në 1-vjetorin e vdekjes, shkruan GazetaOlle.com.

Por, jo vetëm. Figurën e Vokrrit e nderuan edhe tifozët e mbledhur për ta ndjekur takimin U21 mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin që mban emrin e tij.

Pikërisht në minutën e 9’të, që simbolizon numrin që mbante në fanellë Vokrri, u zbulua dhe u nderua fotografia e ish-futbollistit të Llapit e Prishtinës.