Dardanët mbeten pa shpërblimin e Pacollit

Ministri i Jashtëm në largim i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, bëri një premtim para ndeshjes Angli-Kosovë.

Për t’i motivuar edhe më shumë Dardanët për këtë ndeshje, Pacolli premtoi se do t’i shpërblente ata në rast të një fitoreje, shkruan Gazeta Olle.

“Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë!”, shkroi Pacolli para takimit.

Megjithatë, edhe pse një humbje krenare, djelmoshat e Kosovës humbën preminë e premtuar nga Pacolli.

Ky i fundit pati fjalë miradije për performancën e futbollistëve në fushë. /Gazeta Olle/