‘Dardanët’ kërcënojnë dhe tregojnë se ku duhet të ndërtohet Stadiumi Nacional

Ditët e fundit është hapur një debat i madh për  se duhet të ndërtohet stadiumi Nacional i Kosovës.
Së fundmi është vendosur që stadiumi të ndërtohet në fshatin Korreticë të Komunës së Drenasit dhe jo në Bërnicë siq ishte paralajmërouar në filliim.

ffk reklama

 

Lulzim Berisha, ka deklaruar se ky grupim do të bojkotojë ndeshjet e ekipit përfaqësues në të gjitha sportet nëse Kosova nuk do të luajë ndeshjet ndërkombëtare si vendas në stadiumet në Kosovë.
Berisha ka thënë se “Dardanët” fillimisht duan rregullimin e stadiumit të kryeqytetit e më pas të kthehet fokusi te stadiumi kombëtar.
Duke folur për ndërtimin e stadiumit kombëtar, të cilit i është ndërruar lokacioni nga Bërnica e Prishtinës duke e planifikuar ndërtimin e tij në afërsi të Drenasit, Berisha ka thënë se “Dardanët” duan ndërtimin e këtij stadiumi afër kryeqytetit, por pavarësisht lokacionit ata e duan stadiumin sa më shpejtë që të jetë e mundshme.

stadiumi nacional
“Stadiumi nacional duhet të jetë afër kryeqytetit. Ne nuk kemi asgjë kundër Drenicës. Kemi tifozë të tyre pjesë të “Dardanëve”. Ne jemi kundër rinisjeve të procedurave sado herë që ndërrohet qeveria. Në muajin mars do ta bojkotojmë Kosovën nëse s’kemi stadium. Kosova do të luajë pa tifozë”, ka thënë ai për Sporti Total në KTV.

dardanettt

dardanett

stadiumi3