Dardana me përgatitje të veçantë, lojtarët mbulohen me akull

Dardana po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri të Ligës së Parë.

Klubi nga Kamenica me në krye trajnerin Erdin Hashani, ish futbollist i mirënjohur, u inkuadruan në Ligën e Parë përmes barazhit.

Gazeta Olle ka siguruar disa video të përgatitjeve të veçanta.

Madje, në njërën video shihen lojtarët të futur në kove të mbushur me akull, përgatitje kjo që quhet rikuperim me akull.


Aty shihet edhe veterani me karrierë të bujshme në Superligë, Armend Kastrati.
Ushtrimi tjetër është me kërcime.

Një gjë duket e sigurtë se Dardana ka mbushur mirë ‘bateritë’ për kampionatin e ri.