Dardana i kundërpërgjigjet akuzave të Bashkimit, i quan fqinjët lepur

Dardana i është kundërpërgjigjur akuzave të Bashkimit për tentim të blerjes së lojtarëve të tyre.

Dy skuadrat nga Kamenica takohen nesër në ndeshjen e barazhit për Ligën e Parë.
Takimi luhet në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Reagimi i Dardanës
Kur bënë zhurmë “lepuri i frikësuar nga luani”.
Duke parë se qyteti po lulëzon dhe ligën e parë do ta pasuroj me një ekip fantastik,stadium të ri dhe tifozë të vecante,lepujt e frikësuar janë zgjuar nga frika,
Jemi më cilesorë,më të organizuar,më të fortë,më të mirë dhe vetëm një gjë dijmë-jemi fitues.
Marrëzirat dhe justifikimet para humbjes janë vdekje nga frika,por kështu ndodhë kur perballë ke luanin e fuqishëm.
Një porosi për fund:Shpejtësin lepuri e ka dhe është e vetmja shpresë shpëtimi prandaj ju sugjeroj -ikni shpejt se në Dardanë është
Luani.