Dardan Berisha me letër emocionuese për tifozët

Basketbollisiti kosovar Dardan Berisha pas tri viteve qëndrim në basketbollin e Kosovës, ka arritur marrëveshje me skuadrën kroate Cibona Zagreb trasnmeton GazetaOlle.com. Berisha ka shkruar një letër emocionuese për të gjithë ata të cilët e mbështetën për plot këto tri vite këtu:

Të dashur tifozë,

Të dashur shokë e shoqe,

Nesër udhëtoj për Varshavë të Polonisë ku do ti bashkohem shokëve të përfaqësueses së Polonisë për të vazhduar stërvitjet e para para Eurobasket 2015. Nëpërmjet këtij postimi dëshiroj që të ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, besimin dhe motivimin që ma keni dhënë mua gjatë këtyre tri viteve në Kosovë.

Tri vite më parë unë vendosa që të kthehem nga Polonia për ta vazhduar karrierën në vendlindjen time. Shumë njerëz ishin çuditur nga ai vendim të cilin e kisha bërë, ngase ata e vlerësonin se karriera ime do ta merrte teposhtën. Mirëpo unë kisha plot besim në atë vendim, ku mision kisha ta ndihmoj basketbollin e Kosovës dhe të kemi paraqitje shumë të mira në arenën ndërkombëtare. Unë jam krenarë që gjatë tri viteve kam fituar 3 tituj të Kosovës, 2 Superkupa, 1 Kupë të Kosovës si dhe Titullin e Ligës Ballkanike, titulli i cili është më i veçanti në karrierën time. U shpalla edhe MVP i Ligës Ballkanike, titull të cilin ia kam dedikuar familjes, bashkëlojtarve, të gjithë tifozëve e ne vecanti Plisave, klubit dhe gjithë shoqëris time.

Këto suksese ja arrita falë grupit fantastik të bashkëpuntorve të cilat në fund u shpërblyen më së miri, ku pas 3 viteve mora sërish ftesën për të luajtur në përfaqësuesen e Polonisë si dhe nënshkrova për njërin nga klubet më të mëdha në Evropë, KK Cibona, klub në të cilin mora hapat e parë të basketbollit profesional shumë vite më parë. Ju premtoj që në çdo ndeshje do ta jap maksimumin për ta përfaqsuar indirekt edhe Kosovën, vendlindjen time që dha shumë për mua.

Për fund, dua ta falënderoj kryesinë e KB SIGAL Prishtina për besimin që ma dhanë. E falënderoj nga zemra Presidentin Blerand Stavileci dhe Lulzim Ibrahimin te cilët e mbajten çdo premtim të projektit të cilin e filluam pikërisht tash dy vite. Uroj që në Kosovë të shtohen edhe më shumë njerëz si Blerandi e Luli. Falënderoj çdo zyrtar të KB SIGAL Prishtina duke filluar nga Luani, Xeni, Flloki, Dani, Mexhiti, Kujta e shumë tjerë. I falënderohem shumë edhe Edis Kurajës i cili po kalon në një periudhë të vështirë, por më stabile. Edisi është i fortë dhe nga tash e sfidoj për verën e ardhshme në një lojë 1×1 te koshat e Gërmisë.

Krejt në fund i falënderoj shokët dhe shoqet e mija. I falënderoj edhe gazetarët të cilët kontribuan shumë në promovimin e sportit të Kosovës. Unë do të jem në disponzicionin tuaj sa herë që ju keni nevojë.

Ju përulem të gjithëve që më përkrahet!

Ju premtoj: Unë do të kthehem!