Danimarka vlen tetë herë më shumë se Kosova

Kombëtarja e Danimarkës padyshim se është kombëtarja e madhe që ka shkelur në Kosovë ndonjëherë.
Çerekfinalistët e Kupës së Botës së vitit 2018, kanë zbarkuar në Kosovë për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Së bashku me ekipin kanë udhëtuar edhe Christian Eriksen i Tottenham Hotspur dhe Kasper Schmeichel i Leicester Cityt

Danimarka, që renditet në vendin e 10-të në renditjen e FIFA-s, ka një vlerë tetë herë më të madhe se Kombëtarja e Kosovës.

Danezët, vlerësohen rreth 347 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Lojtari më i vlefshëm te Danimarka është Christian Eriksen që luan te Tottenhami

Vlera e tij në transfermakt prek shifrën e 89.4 milionë euro, dy herë më shumë sesa e Kosovës e cila, e tëra vlerësohet me rreth 47 milionë euro.