Danilo në spital (VIDEO)

Kapiteni i Portos, Danilo, është dërguar në spital për përkujdesje pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi mori tretmanin fillestar për disa minuta në pjesën e parë të ndeshjes pas “nokautit” që e pësoi nga portieri i Portos.

Skuadra konfirmoi se Danilo është në spital, por ai është mirë dhe nuk ka ndonjë lëndim serioz.

Danilo shënoi golin e vetëm në ndeshjen e parë mes Portos dhe Baselit, 1 me 1, ndërsa sot Porto “shkatërroi” zviceranët me rezultat 4 me 0 për të kaluar në çerekfinale.

https://www.youtube.com/watch?v=nlrUtl_IcZc