Dallku pas fitores: I kënaqur me fitore, por jo me tifozët…

Prishtina ishte sot një nga dy ekipet e para që sigurojë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi së bashku me Drenicën eliminuan Vushtrrinë dhe Gjilanin.

Në ‘Fadil Vokrri’, sot, Prishtina shënoi fitore me rezultatin e lartë 4:1 ndaj Vushtrrisë, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Armend Dallaku komentoi ështu ndeshjen:

“Jam i kënaqur me ndeshjen, por bëm edhe disa gabime. Ne në këtë ndeshje provuam disa lojtarë në pozita të ndryshme. Sot, dua të falënderoj tifozët edhe pse dua të them që nuk jam i kënaqur me numrin e tyre prezent sot”,  tha Dallku për SSK.

Më poshtë rrjedha kronologjike e ndeshjes.

Prishtina 4:1 Vushtrria

90’+1: Përfundon ndeshja në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina bëhet skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës.

81′ GOOL: Otto John edhe një herë shënon për Prishtinën, goli i dytë i tij në debutim.

73′ GOOL: Asiston Leonit Abazi, kurse nga afër shënon Ergyn Ahmeti shënues.

69′ Përsëri Otto John rrezikon por largojnë topin mbrojtja mysafire e Vushtrrisë.

67′ Otto John afër golit të dytë të tij personal dhe të tretin për Prishtinën.

70‘ Rrezikon Prishtina, nga vija fatale largohet topi nga futbollistët e Vushtrrisë.

50′ Zyba i Prishtinës gjuan me kokë por larg portës.

46′ Fillon pjesa e dytë në ‘Fadil Vokrri’.

45’+1 Përfundon pjesa e parë.

45’+1 GOOL: Fazliu shënon golin e parë pas një aksioni të mirë, Fazliu shënues.

44‘ Dyshja, John – Mankenda, edhe një herë në skenë, por kësaj radhe pret Kurti i Vushtrrisë.

43‘ Rrezikon për herë të parë njëri nga futbollistët e Vushtrrisë, por pret Haxho.

26′ GOOL: Prishtina shton epërsinë ndaj Vushtrrisë, shënues Otto John në debutim pas asistimit nga Mankenda.

20‘ Albin Kurti, jo kryeministri i vendit, por portieri i ri i talentuar po mbron sot portën e Vushtrrisë në takimin ndaj Prishtinës në ‘Fadil Vokrri’.

10′ Prishitna me iniciativë totale në këto minutat e para të ndeshjes.

2′ GOOL: Otto John fiton një penallti, nga 11 metra shënon Endrit Krasniqi, 1-0 për Prishtinën.

1′ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, Ibrahimi, Miftaraj, Bekteshi, Abazi, Zyba, Ahmeti, Krasniqi, Mankenda, John, Jonuzi.

Vushtrria: Kurti, Halimi, Istrefi, Ukiqi, Kodrolli, Azemi, Dervishaj, Imeri, Ahmeti, Fazliu, Mehmeti.